Rreth Nesh
Pamje moderne, pa pritje dhe pa pluhur.
Beor Store është një biznes i specializuar në pllaka fleksibel dhe panele dekorative në Durrës. Ndihmojmë klientët të transformojnë muret e shtëpisë, zyrës ose ambientit komercial me zgjidhje praktike dhe materiale cilësore.
Ku jemi
Adresa: Rr. Plepa-Ndroq 200M, Durrës, Shqipëri. Mund të na vizitoni për të parë produktet nga afër dhe për të marrë konsulencë për projektin tuaj.
Montim & konsulencë
Ekipi ynë ju ndihmon në matje, zgjedhjen e materialit dhe montimin. Panelet montohen mbi sipërfaqe ekzistuese, pa zëvendësimin e pllakave dhe pa ndërhyrje të gjata.
Çfarë ofrojmë
- Pllaka fleksibel me pamje mermeri, travertini dhe efekte metalike.
- Panele akustike për më shumë qetësi në ambiente.
- Panele WPC për mure të brendshme dhe të jashtme.
- Panele guri dekorativ, termoizolues dhe profile MDF.
- Konsulencë për sasinë, modelin dhe mënyrën e montimit.
Pse Beor Store
Përqendrohemi te zgjidhjet e thjeshta që duken mirë dhe zgjasin. Produktet kontrollohen para dërgesës, aksesorët e montimit ofrohen bashkë me porosinë dhe mbështetja vazhdon edhe pas instalimit.